Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E MADHE E DUKAGJINIT

Mërlaku vendos, për herë të parë këtë stinor Dukagjini mposht Prishtinën

Mërlaku vendos, për herë të parë këtë stinor Dukagjini mposht Prishtinën


12 March, 2025 @15:15

Kapiteni dhe mesfushori me përvojë i Dukagjinit, Altin Mërlaku, përsëri ka dalë në skenë. Kësaj radhe për t’i sjellë tri pikë ekipit të tij. Ai shëoni bukur golin e gjashtë të stinorit për të lënë pa gjasa Ardit Nikën, ndërkaq momente më parë Dukagjini shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes së Prishtinës.

Prishtina - Dukagjini 0-1 [Altin Mërlaku 18’] ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes, ndërsa mundi i Prishitnës në disa raste, dy herë përmes Alex Gnapit nuk dha rezultat. Dukagjini i shtati aktualisht, ka arritur fitoren e nëntë kampionale duke arritur në kuotën e 31 pikëve, sa ka edhe Prishtina një pozitë më lartë sesa Dukagjini pas 24 ndeshjesh.

TABELA AKTUALE

Kjo përndryshe ka qenë fitorja e parë e klinasve ndaj prishtinasve këtë stinor, pasi që në dy përballjet e para të këtij stinori kishin ngadhënjyer bardhekaltërit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga