PARA DUELEVE TË PLAYOFFIT

Selektori islandez, Arnar Gunnlaugsson
Islanda publikon të ftuarit kundër Kosovës
14 March, 2025 @12:20
Islanda, mbrëmë ka zytarizuar të ftuarit e selektorit të tyre për ndeshjet ndaj Kosovës në kuadër të playoffit të Ligës B/C të Kombeve. Përballjet janë të vlefshme për ngjitje/rënie në Ligën B ose C të Kombeve.
Ndeshja e parë luhet në Prishtinë, ku Kosova më 20 mars pret Islandën. Ndërsa tre ditë më vonë në Murcia të Spanjës, 23 mars, Islanda pret Kosovën në përballjen përcaktuese.
Kjo është hera e parë që Liga e Kombeve ka dhënë mundësinë e playoffit për ngjitje/rënie nga Liga përkatëse për ekipet që përfundojnë fazën grupore në vend të dytë ose tretë.
FTESAT E ISLANDËS:
Elias Rafn Olafsson
Hakon Rafn Valdimarsson
Lukas Blondal Petersson
Valgeir Lunddal Fridriksson
Bjarki Steinn Bjarkason
Sverrir Ingi Ingason
Aron Einar Gunnarsson
Gudlaugur Victor Palsson
Logi Tomasson
Mikael Neville Anderson
Julius Magunsson
Stefan Teitur Dordarson
Dorir Johann Helgason
Arnor Ingvi Traustason
Isak Bergmann Johannesson
Mikael Egill Ellertsson
Albert Gudmundsson
Kristian Nokkvi Hlynsson
Willum Dor Willumson
Hakon Arnar Haraldson
Andri Lucas Gudjohnsen
Orri Steinn Oskarsson (kap.).
Selektori Arnar Gunnlaugsson do të kërkojë që ekipi i tij të bëj më të mirën për të mbetur në Ligën B të Kombeve. Lojtari më me përvojë nga të ftuarit në kombëtare është Aron Gunnarsson që ka 104 ndeshje të luajtura për ishullorët. Pas tij vjen Arnor Traustason me 63 ndeshje në kombëtare, ndërkaq Sverrir Ingason ka 55 ndeshje dhe të tjerët janë me dukshëm më pak lojë të luajtura.
Islanda ka qenë pjesë e Grupit 4 të Ligës B të Kombeve, ku përfundoi e tretra pas Uellsit e Turqisë. Mali i Zi nga ky grup ra në Ligën C.
STAT:
Elias Rafn Olafsson - FC Midtjylland - 6 games Hákon Rafn Valdimarsson - Brentford FC - 17 games Lúkas J. Blöndal Petersson - TSG Hoffenheim Valgeir Lunddal Friðriksson - Fortuna Düsseldorf - 15 games Bjarki Steinn Bjarkason - Venezia FC - 4 games Sverrir Ingi Ingason - Panathinaikos FC - 55 games, 3 goals Aron Einar Gunnarsson - Al-Gharafa SC - 104 games, 5 goals Guðlaugur Victor Pálsson - Plymouth Argyle FC - 47 games, 2 goals Logi Tómasson - Stromsgodset - 7 games, 1 goal Mikael Neville Anderson - AGF - 31 games, 2 goals Hákon Arnar Haraldsson - LOSC Lille - 19 games, 3 goals Stefán Teitur Þórðarson - Preston North End FC - 26 games, 1 goal Þórir Jóhann Helgason - US Lecce - 16 games, 2 goals Arnór Ingvi Traustason - IFK Norrköping - 63 games, 6 goals Julius Magnusson - IF Elfsborg - 5 games İsak Bergmann Jóhannesson - Fortuna Düsseldorf - 31 games, 4 goals Mikael Egill Ellertsson - Venezia FC -19 games, 1 goal Jon Dagur Thorsteinsson - Hertha BSC - 42 games, 6 goals Albert Gudmundsson - ACF Fiorentina - 37 games, 10 goals Kristian Nökkvi Hlynsson - Sparta Rotterdam - 2 games Willum Thor Willumsson - Birmingham City FC - 15 games Andri Lucas Gudjohnsen - KAA Gent - 30 games, 8 goals Orri Steinn Óskarsson - Real Sociedad - 14 games, 5 goals |