Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI I KTHEHET FITORES!

Pas tre ndeshjesh, Sunday rikthen Ballkanin te fitorja

Pas tre ndeshjesh, Sunday rikthen Ballkanin te fitorja


14 March, 2025 @22:07

Një ndeshje mjaft e luftuar me Ballkanin më kërkues, ndërsa me sulmuesin Sunday Adetunji në ditën e tij, për të marrë fitoren. Ballkani ka mposhtur Ferizajin në ndeshjen hapëse të xhiros XXV të Superligës të premten gjatë ditës, derisa ekipi suharekas këtë e arriti falë disponimit të sulmuesit nigerian që shënoi dy herë për të sjellë tre pikëshin e parë pas tre ndeshjesh pa fitore për skuadrën e drejtuar nga Orges Shehi, Ballkani - Ferizaji 2-1 [Sunday Adetunji 18’, 77’—Antonio Ilieski 71’].

Pas golit dhe epërsisë të arritur në pjesë të parë, kur Sunday pranoi topin në zonë nga Marsel Ismajlgeci dhe shënoi me lehtësi, ai tundi portën kundërshtare edhe në minutën e 69-të të ndeshjes, por ky gol u anulua për pozitë jashtë loje.

TABELA AKTUALE

E në sulmin tjetër, Ferizaji pas një korneri me Ilieskin barazoi rezultatin! U desht një reagim i shpejtë i vendasve që janë kampionë aktual të Superligës për tu kthyer te fitorja, përsëri me Sundayin, që me sot arriti në kuotën e tetë golave të shënuara në elitë.

Kah fundi, një reagim aspak i mirë i Albion Kurtaj, pas goditjes me bërryl në duel ndaj kundërshtarit bëri që referi i ndeshjes pas shikimit në VAR ta përjashtojë atë me karton të kuq. E kur tashmë kryhej ndeshja, ka qenë një pamaturi e Walid Hamidit, që pasi mori të verdhën reagoi ashpër ndaj referit verbalisht, për të marrë edhe të dytën menjëherë që të përfundojë ndeshja me nga 10 lojtarë në secilin ekip!

Pas 25 ndeshjesh, Ballkani në vend të dytë ka 43 pikë. Ferizaji momentalisht i pesti, është me 32 pikë pas humbjes që erdhi sot.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga