PA GOLA NË DRENAS!

Hazrollaj humb penalltinë dhe rastet, Feronikeli’74 merr pikë
16 March, 2025 @21:19
Përkundër dominimit, Malisheva e Bekim Isufit nuk ka arritur të tund assesi portën e Moschinit te Feronikeli’74 për tu ndarë pa gola dhe për t’i ndarë pikët në fund në “Rexhep Rexhepi”.
Drilon Hazrollaj, ka humbur penalltinë në pjesë të parë, ka pasur një goditje të rrezikshme, ndërsa në pjesë të dytë edhe dy raste të mira nuk i çoi në kornizë, ashtu që Malisheva të detyrohet të kënaqet me pikë në fund.
Ekipi mysafir mbyllë xhiron e XXV me 41 pikë, pas barazimit të tetë sezonal, ndërkaq Feronikeli’74 edhe pse i fundit në renditje, po vazhdon të ruajë integritetin e ekipit që lufton për secilën pikë, edhe pse duket ta ketë tepër të vëshitrë mbijetesën në Superligë.