Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NUK NDALEN SË THYERI RREGULLAT!

Statovci dhe Munishi përsëri në disiplinore

Statovci dhe Munishi përsëri në disiplinore


18 March, 2025 @14:57

Trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi dhe ai i Rilindjes 1974, Faruk Statovci janë futur në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave të FFK-së.

Njoftimin e ka lëshuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) sot, duke publikuar inicimet e KG-së.

Mëposhtë, po i sjellim pa ndërhyrje inicimet për dyshen në fjalë, që shpeshherë përfundon në KDE.

Ndaj: Kryetrajnerit të KF “Dukagjini“, Ismet Munishi nr:ID 0009766M74. Motivi: Në momentin e caktimit të gjyqtarit kryesor në këtë ndeshje, kryetrajneri i KF “Dukagjini” , Ismet Munishi ka filluar fushatë publike ,denigruese dhe kërcënuese në drejtim të tij në rrjetet sociale, ku me pasë është shpërndarë në të gjitha mediat. I njëjti posa kanë arritur në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, gjatë inspektimit të fushës, para fillimit të ndeshjes fillon menjëherë me kërcënimet dhe sharjet në drejtimin të gjyqtarit kryesor. Në minutën e 42-të, pas shënimit të golit të mysafirëve vërsulet në drejtim të pankinës mysafire për t’u kacafytur me ta, shanë dhe ofedon në mënyrë të pakontrolluar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt, i njëjti nuk dëshiron të largohet nga fusha por me insistimin e stafit të KF “Dukagjini” dhe delegatit të ndeshjes e largojnë për në tribuna. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Dukagjini-Drita.

Ndaj: Kryetrajnerit të KF “Rilindja 1974“, Faruk Statovci nr.ID 010099M79. Motivi: Në ndeshjen e xhiro së 19-të të Raiffeisen Liga e Parë, Trepça –Rilindja 1974, i pakënaqur me akordimin e penalltisë për vendasit hyn në fushë ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor si dhe vërsulet në drejtim të gjyqtarit të katërt që të njëjtin e kërcëon dhe ofendon, sipas xhirimit televiziv.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga