JO LEHTË NDAJ ELEKTRICISTËVE

Foto: KFLlapi/ fb
Llapi përmbys KEK-un rezistent
22 March, 2025 @16:39
Në një ndeshje mjaft interesante, përkundër se miqësore Llapi ka arritur të shënojë fitore ndaj KEK-ut në “Agron Rama” sot, duke e fituar duelin me rezultat: KEK - Llapi 2-3 [Torvioll Stullqaku 11’, Gzim Berisha 51’pen.—Valmir Veliu 24’, Ahmed Januzi 80’, Ergyn Ahmeti 83’pen]. Borozani.com
Vendasit e drejtuar nga trajneri i posa ardhur i tyre Afrim Visoka kanë treguar lojë shumë të mirë fillimsht, për të ndikuar pastaj edhe lodhja edhe dallimi i skuadrës nga Liga e Parë dhe asaj nga Superliga.
Kanë qenë dyshja me përvojë e Llapit që në 10 minutat e fundit kanë marrë në kontrollë lojën për të mos lënë vend për befasi as në miqësore.