Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI I KTHEHET FITORES

Rexhepi e nis me fitore te Vëllaznimi

Rexhepi e nis me fitore te Vëllaznimi


16 March, 2025 @22:38

Skuadra e Vëllaznimit, te të cilët debutoi sot trjaeri Xhengis Rexhepi, ka shënuar fitore ndaj Besa Pejës që komandohet nga Megzon Visoka. Me këtë fitore, Vëllaznimi i është kthyer tre pikëshit pas disa javëve pa fitore dhe pas largimit të trajnerit Mirel Josa, i cili qëndroi vetëm 4 ndeshje kampionale te kuqezinjtë.

Ka qenë mesfushori me përvojë Qemail Elshani që ka kryer punë sot, derisa me dy golat e tij lehtësoi rrugën e gjakovarëve drejt triumfit, për përfundimtaren: Vëllaznimi - Besa Peja 3-0 [Qemail Elshani 39’, 47’, Nikson Memaj 55’].

Me këtë fitore, Vëllaznimi ngritet në pozitë të tretë dhe vazhdon luftën për një nga dy vendet që hapin rrugë për Superligë, pasi që me 35 pikë është 1 pikë poshtë Lirisë dhe 6 pikë larg Drenicës lidere.

Besa Peja në anën tjetër, ka pësuar për herë të shtatë këtë stinor dhe mbyllë xhiron e XIX të Grupit A të Ligës së Parë, në stinorin debutues të tyre aty, pas fuzionimit me Phoenixin, me 24 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë