Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E PESTA RADHAZI NË PRANVERË

Të pandalshëm, Prishtina e Re marshon drejt Superligës

Fotot: KFPrishtinaeRe/ fb

Të pandalshëm, Prishtina e Re marshon drejt Superligës


15 March, 2025 @17:14

Fitorja e pestë me radhë në pesë ndeshjet e pjesës pranverore të stinorit! Prishtina e Re e drejtuar nga Elon Berisha nuk njeh kundërshtar në Grupin B të Ligës së Parë dhe janë duke ruajtur sigurt kreun e renditjes - pozitë kjo që u siguron atyre për herë të parë në histori të klubit, Superligën!

Sot ishte dueli i parë i ciklit të tretë të ndeshjeve të Ligës së Parë, ndërsa Prishtina e Re pas pjesës së parë shterpe, mposhti Flamurtarin e drejtuar nga Musa Selimi me golat e shënuara në pjesë të dytë, për fitore: Prishtina e Re - Flamurtari 2-0 [Bachare Razack 52’, Bleon Sekiraqa 90’]. Ermal Vitija asistoi te goli i parë i prishtinasve, ndërsa golashënuesi i goli të parë te Sekiraqa.

TABELA AKTUALE

Kur kanë mbetur edhe tetë xhiro deri në fund të stinorit të rregullt, Prishtina e Re ka ngritur në 10 pikë dallimin ndaj ndjekëses së parë dhe të vetme, Vushtrria. Prishtina e Re pas 19 ndeshjesh ka 50 pikë!

Flamurtari në anën tjetër mbetet të shihet se si do të mundohet të shpëtojë stinorin, ashtu që të mos bie në Ligë të Dytë të Kosovës. Kuqezinjtë nga kryeqyteti kanë 10 pikë nga 19 ndeshje, ndërsa nuk zgjatën fort me trajnerin që erdhi në gjysmëstinor dhe ua solli këto dy fitore, Erdin Hashanin, i cili u largua shpejt për të vazhduar me Musa Selimin!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë