LIRIA TRIUMFON PËRSËRI

Foto: FCLiria/ fb
Fitorja e katërt me radhë, Liria ndjek Drenicën
15 March, 2025 @16:48
Pa humbje po vazhdon epoka e nisur e Leotrim Krasniqit te Liria. E nisi me barazim ndaj Besa Pejës, ndërsa me sot, ka katër fitore radhazi dhe Liria është në vend të dytë të tabelës në Grupin A të Ligës së Parë duke ndjekur lideren, Drenica!
Sot, Liria nën dyert e mbyllura të “Përparim Thaçit” ka mposhtur Istogun, në një ndeshje mjaft të hapur ku rrjedhimisht erdhën golat, për rezultatin përfundimtar, Liria - Istogu 4-2 [Engjëll Ajazaj 18’, Eutuuru Kambato 25’, Xhevat Susuri 61’, 82’—Enis Miranaj 37’, Besmir Fetahu 80’].
Prizrenasit synojnë rikthimin e menjëhershëm në Superligë, pas rënies në stinorin e kaluar, por një gjë e tillë duket vështirë - ndërsa kanë mbetur edhe tetë xhiro deri në fund të stinorit të rregullt. Ajazaj e Kambato shënuan në pjesë të parë, kurse Susuri si zëvendësues siguroi fitoren në pjesë të dytë.
Liria momentalisht është e dyta në Grupin A të Ligës së Parë me 36 pikë nga 19 ndeshje, 5 më pak sesa liderja Drenica. Istogu për momentin me 18 pikë në pozitë të tetë në zonë të shpëtimit! Liria i shkon Rahovecit xhiron tjetër, ndërsa Istogu pret Trpeçën.