Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RISI TE VJOSA

Vjosa emëron trajnerin e ri të ekipit

Vjosa emëron trajnerin e ri të ekipit


12 March, 2025 @19:31

Skuadra nga Shtimja, Vjosa, ka emëruar trajnerin e ri, pasi që ndau rrugët me Meriton Baftiun e Përparim Livorekën dje. Ekipi që po garon në Grupin B të Ligës së Parë, bëri të ditur sot se ka emëruar si timonier të ri të ekipit trajnerin Burim Shala.

Ky i fundit, bëri emër me Fushë Kosovën në Superligë përgjatë stinorit të kaluar ku përkundër rezultateve, “pampurët” kishin shfaqur lojëra shumë të mira.

Kështu, Vjosa tash e tutje nën komandën e Shalës do të kërkojë që të pozicionohet sa më mirë këtë stinor në Ligë të Parë - Grupi B, ashtu që të përgatis ekipin për stinorin tjetër në Ligën e Parë të bashkuar.

“KF Vjosa ka emëruar Burim Shalën si kryetrajner të ri të ekipit. Shala sjell përvojë të rëndësishme, pasi ka drejtuar KF Fushë Kosovën gjatë inkuadrimit në Superligë dhe së fundmi ka qenë ndihmës trajner te FC Llapi.

Ndihmës trajner i ekipit do të jetë Flamur Berbatovci.

Me këto ndryshime të nevojshme, shpresojmë që në pjesën e mbetur të sezonit të arrijmë objektivat e klubit,” bëri të ditur FC Vjosa sot.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë