PRISHTINA E RE NUK NDALET

Astrit Berisha ia siguron fitoren Prishtinës së Re ndaj Dinamos
9 March, 2025 @22:34
Liderja e Grupit B në Ligë të Parë, Prishtina e Re, ka vazhduar me formë të mirë kampionale dhe po bën hapa të sigurtë drejt Superligës, që po e kërkon për herë të parë në histori të saj.
Ekipi i drejtuar nga Elon Berisha ka shënuar fitoren e katërt radhazi në pjesën e dytë të stinorit, kësaj radhe ndaj Dinamos ferizajase që është arrë e fortë, Prishtina e Re - Dinamo 3-1 [Agustin Rojas 3’, Astrit Berisha 45’, 82’—Elbasan Thaqi 20’].
Ka qenë sulmuesi më i mirë i ekipit Astrit Berisha që ia siguroi fitoren Prishtinës së Re, pasi që pas epërsisë së shpejt të arritur, mysafirët barazuan me Elbasan Thaqin.
Fitorja bëri që Prishtina e Re të ketë 47 pikë nga 18 ndeshje, pas ciklit të dytë të dueleve në këtë ligë, ndërsa Dinamoja mbetet e katërta pas humbjes së pestë kampionale, duke pasur 27 pikë nga po aq ndeshje.