RIKTHIM TE FITORJA

Foto: FCDrenica/ fb
Drenica këndellet duke e mposhtur Trepçën
7 March, 2025 @22:19
Drenica është këndellur. Pas dy ndeshjeve pa fitore, ekipi kuqezi nga Skenderaji ka arritur t’i kthehet fitores sot në “Sami Kelmendi” të Lipjanit, duke e mposhtur Trepçën, që luajti si vendase aty.
Kuqezinjtë përmes dy golave të shpejtë të shënuar, mjeshtërisht nga Fofana në formë dhe tjetra klinike nga Uka, arritën fitoren, Trepça - Drenica 0-2 [Mohamed Ange Fofana 22’, Kreshnik Uka 27’].
Drenica prej minutës së 66-të të ndeshjes luajti me një lojtar më pak, pasi që Rexhaj mori karton të kuq, pas një fauli të shikuar edhe nga VAR. Kështu, djelmoshat e Arsim Thaçit siguruan kreun edhe për një xhiro, ndërkaq ekipi i Edi Martinit pësoi humbjen e parë nën drejtim të tij, prej se ai u ulë në bankën e mitrovicasve.
Drenica tashmë kalon në kuotën e 38 pikëve pas 18 ndeshjeve të zhvilluara dhe pret ciklin e fundit si kryesues, ndërkaq Trepça me 32 pikë nga po aq ndeshje duhet të pres duelet tjera të xhiros së fundit të ciklit të dytë për të kuptuar ndeshjet e ciklit të tretë, që bëhen përmes sistemit të Bergerit.