Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAK PARA FILLIMIT TË CIKLIT TË TRETË TË NDESHJEVE

KEK-u ndanë rrugët me trajnerin!

KEK-u ndanë rrugët me trajnerin!


3 March, 2025 @18:23

Të rikthyer në Ligë të Parë me të, e kaluan shumë mirë pjesën e parë të stinorit, ndërsa pas barazimit ndaj Vjosës së fundi, kanë ndarë rrugët!

KEK-u ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin Enis Nasufi, ndërsa i ka thurur falenderime të mëdha për punën e bërë, ngritjen e ekipit nga Liga e Dytë në të Parën dhe për fyrmën e sjellë në ekip.

TABELA AKTUALE

“Gjatë këtyre dy viteve, nën udhëheqjen e tij, skuadra përjetoi një periudhë fantastike, duke arritur rezultate të shkëlqyera dhe duke treguar progres të vazhdueshëm. Me 47 ndeshje të udhëhequra, 33 fitore, 10 barazime dhe vetëm 4 humbje, puna dhe dedikimi i tij lanë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit.
Prof.Enis jo vetëm që kontribuoi në aspektin sportiv, por ai ishte një udhëheqës që krijoi një frymë bashkëpunimi dhe respekti mes lojtarëve, stafit dhe gjithë klubit. FC KEK-u do ta kujtojë gjithmonë me respekt dhe mirënjohje për angazhimin dhe pasionin e tij.”
shkroi FC KEK-u ndër të tjera në njoftim.

KEK-u aktualisht në Grupin B të Ligës së Parë ka 23 pikë nga 17 ndeshje dhe është në mes të tabelës, në pozitë të pestë. Në xhiron e fundit të ciklit të dytë të ndeshjeve ekipi nga Obiliqi e luan ndaj Vushtrrisë në formë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë