
Dorent Hajdari siguron fitoren e Vushtrrisë
1 March, 2025 @19:25
Në një mysafirllëk jo të lehtë, Vushtrria ka dalë fituese duke shënuar fitore minimale ndaj 2 Korrikut në Prishtinë sot, 2 Korriku - Vushtrria 0-1 [Dorent Hajdari 45’].
Vushtrria më pas ka zhagitur lojën sa ka mundur, duke mos lënë vendasit të bëjnë lojën e tyre dhe kështu arritën te tre pikëshi i pestë me radhë, ndërsa i treti me radhë në pranverë.
Pas 17 ndeshjesh, Vushtrria e dyta në Ligën e Parë - Grupi B ka 39 pikë, ndërkaq 2 Korriku është i shtati me 17 pikë.