Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI NDALË VËLLAZNIMIN

Penalltia shpëton Vëllaznimin ndaj Rahovecit

Foto: KFVëllaznimi/fb

Penalltia shpëton Vëllaznimin ndaj Rahovecit


3 March, 2025 @16:55

Mirel Josa tashmë ka siguruar tre rezultatet në Ligë të Parë! Pas fitores në xhiron e parë si trajner i Vëllaznimit dhe humbjes nga Liria në ndeshjen e dytë të pranverës, ata sot barazuan ndaj Rahovecit, kur pritej që të arrinte fitorja e dytë.

Për më tepër, ka qenë Rahoveci që kreu pjesën e parë në epërsi dhe udhëhoqi gjatë fillimit të pjesës së dytë, derisa Vëllaznimin e shpëtoi Qemail Elshani me golin e tij për përfundimtaren: Vëllaznimi-Rahoveci 1-1 [Qemail Elshani 68’pen.—Morina 43’].

TABELA AKTUALE

Barazimi ka rrëzuar Vëllaznimin në pozitë të katërt të tabelës prej të dytës ku ishte para kësaj xhiroje. Gjakovarët tashmë kanë 31 pikë nga 17 ndeshje të luajtura. Rahoveci me këtë pikë është i nënti në renditje, me 8 pikë nga 17 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë