Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KRYETRAJNER I RI I OBILIQASVE

KEK-u emëron trajnerin e ri

KEK-u emëron trajnerin e ri


4 March, 2025 @15:09

Skuadra nga Obiliqi, KEK, që këtë stinor i është rikthyer Ligës së Parë, duke e fituar Ligën e Dytë në maj të vitit të kaluar, dje ndau rrugët me trajnerin e deritashëm të ekipit, Enis Nasufi.

Pas punës dyvjeçare ne Nasufin, KEK falenderoi atë për punën, ndërsa i dëshiroi suksese për të ardhmen të njëjtit. Ndërkaq sot, pa zgjatur shumë, KEK ka bërë të ditur emrat e stafit të ri të trajnerëve të ekipit të parë.

Afrim Visoka, coach KEK

“Nga sot, ekipi ynë do të udhëhiqet nga një staf i ri i trajnerëve, përbërë nga Afrim Visoka kryetrajner, Faton Hashani dhe Argjent Kurti, ndihmës të tij,” bëri të ditur FC KEK.

KEK pas XVII xhirove në Grupin B të Ligës së Parë është i pesti në renditje tabelare. Skuadra ka arritur 23 pikë pas 17 ndeshjesh, derisa ka shënuar pesë fitore, tetë barazime dhe vetëm 4 disfata - që e bëjnë ekipin të jetë i treti në grup me më së paku humbje!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë