Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KOMISIONI I GARAVE

KG fut në disiplinore trajnerin e Vushtrrisë

KG fut në disiplinore trajnerin e Vushtrrisë


5 March, 2025 @15:45

Komisioni i Garave të Ligës së Parë të Kosovës ka nisur procedurë disiplinore ndaj trajneri të Vushtrrisë, Armend Dallku. Sipas njoftimit të botuar sot në faqen zyrtare të FFK-së, është bërë e ditur se Dallkut përkundër se iu tërhoq vërejtja, ai ka vazhduar me avazin e tij. Borozani.com

“Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Vushtrria” Armend Dallku nr ID 000613M83. Motivi: Në minutën e 75-të, me ftesë të gjyqtarit të katërt u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të protestave, më pas hyri në fushë u afrua në drejtim të gjyqtarit kryesorë me ofendime e sharje për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes 2 Korriku – Vushtrria,” bëri të ditur KG-ja sot.

Kujtojmë, Vushtrria fitoi ndeshjen e xhiros së kaluar në kuadër të Ligës së Parë - Grupi B. Ekipi i Dallkut mposhti me rezultat minimal 2 Korrikun në Prishtinë, në një ndeshje që pak i ngjau futbollit dhe u zvarrit nga mysafirët.

Përndryshe, Vushtrria është në pozitë të dytë të renditjes tabelare në Grupin B të Ligës së Parë dhe po lufton për një vend direkt në Superligë. Prishtina e Re lidere ka 44 pikë, ndërkaq Vushtrria 39. Të tjerët janë 9 pikë pas vushtrriasve dhe nuk besohet të arrijnë të futen në luftë për dy pozitat e para në grup.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë