Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI LOKAL I TAKON INDUSTRIALISTËVE

Ramiz Sadiku fiton derbin lokal, përforcon pozitën e tretë

Foto: KFRamizSadiku/ fb

Ramiz Sadiku fiton derbin lokal, përforcon pozitën e tretë


8 March, 2025 @22:29

Pas fillimit të ngurtë, Ramiz Sadiku në formë ka gjetur rrugën e golit pak para fundit të pjesës së parë, për të shënuar edhe dy herë në pjesë të dytë dhe për të marrë fitore të merituar ndaj 2 Korrikut sot, Ramiz Sadiku - 2 Korriku 3-0 [Ardi Shala 44’, Eurent Krasniqi 69’, Dion Gashi 82’].

Ekipi i Alban Dragushës me këtë fitore është përforcuar në pozitë të tretë të renditjes. “Industrialistët” kanë marrë fitoren e dhjetë sezonale, në fund të ciklit të dytë kampional dhe të qetë presin shortin e Bergerit për ciklin e fundit dhe vendimtar në Ligë të Parë - Grupi B.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër, 2 Korriku pas startit me fitore në pjesë të dytë të stinorit, nuk ka pasur më fitore dhe ekipi i drejtuar nga Labinot Tahiri duhet të këndellet në ndeshjet tjera, për të mos rrezikuar mbijetesën në Ligë të Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë