MIRRET VENDIMI

Dallku suspendohet 2 ndeshje
6 March, 2025 @20:04
Komisioni Disiplinor dhe i Etikës (KDE) i FFK-së ka suspenduar trajnerin e Vushtrrisë, Armend Dallku, me dy ndeshje mosushtrim detyre. Njoftimin e ka publikuar sot faqja zyrtare e FFK-së, ndërsa aty është bërë i ditur edhe vendimi në fjalë.
“Kryetrajneri i FC ”Vushtrria” Armend Dallku nr ID 000613M83. Në minutën e 75-të, me ftesë të gjyqtarit të katërt u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të protestave, më pas hyri në fushë u afrua në drejtim të gjyqtarit kryesor me ofendime për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes 2 Korriku – Vushtrria. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy ) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.”