
Mitrovica siguron pikë edhe prej Besa Pejës
9 March, 2025 @22:25
Me barazim ka përfunduar ndeshja mes Mitrovicës dhe Besa Pejës, në një përballje ku mysafirët me të nisur pjesa e dytë morën epërsinë përmes Fatlum Gashit.
Sidoqoftë, vendasit nuk u dorëzuan dhe kanë arritur që pak para fundit të ndeshjes të sigurojnë pikë, për përfundimtaren Mitrovica - Besa Peja 1-1 [Emmanuel Atta 88’—Fatlum Gashi 51’]
Me këtë rezultat, Besa Peja mbyllë ciklin e dytë të ndeshjeve në Ligë të Parë - Grupi A në pozitë të gjashtë me 24 pikë nga 18 ndeshje, derisa Mitrovica e fundit ka vetëm 8 pikë.