VISOKA DEBUTON ME BARAZIM!

KEK-u siguron pikë ndaj Vushtrrisë
9 March, 2025 @22:43
Në një ndeshje mjaft të luftuar, ku te mysafirët debutoi trajneri Afrim Visoka, KEK-u ka siguruar një pikë të rëndësishme në mysafirllëk të vështirë në “Ferki Aliu” ndaj Vushtrrisë së Armend Dallkut që po kërkon Superligën!
Përballja përkundër se u tejzgjat përfundoi me rezultat: Vushtrria - KEK 0-0, ndërsa mysafirët kishin edhe një gol të anuluar për ofsajd, për të cilën reaguan pas ndeshjes.
Derisa Vushtrria pa fitore këtë xhiro humbi paska hapin ndaj lideres Prishtina e Re, do të hyjë në ciklin e tretë të ndeshjeve nga pozita e dytë në Ligë të Parë - Grupi B me 40 pikë pas 18 ndeshjeve, KEK-u i ardhur këtë stinor nga Liga e Dytë qëndron i pesti në renditje me 24 pikë.