GJAKOVARËT SHAMGIN HUMBJEN NË FUND

Vëllaznimi ia mohon ‘89-shit fitoren në fund!
9 March, 2025 @22:08
Endrit Kastrati me golin e shënuar në kohën shtesë të ndeshjes, ia ka mohuar Trepçës’89 fitoren dhe afrimin te Drenica lidere në Grupin A të Ligës së Parë.
Në duelin derbi të ditës, ku u takuan dy skuadrat që po kërkojnë mundësi për të arritur Superligën këtë stinor nga Liga e Parë, pikët u ndanë krejt në fund të ndeshjes, kur zëvendësuesi Kastrati shënoi për Vëllaznimin, pas topit të pranuar nga krahu prej përvojës së Viktor Kukës.
Trepça’89 - Vëllaznimi 1-1 [Albin Kapra 10’—Endrit Kastrati 90’+2]
Trepça’89 e drejtuar nga Shpëtim Idrizi mori herët në ndeshje epërsinë falë golit të Albin Kaprës. Por, mitrovicasit nuk arritën assesi ta “mbysin” ndeshjen duke shënuar golin e rehatisë, që krejt në fund edhe u kushtoi me 2 pikë të humbura!
Me këtë pikë të fituar, Trepça’89 mbyll ciklin e dytë të ndeshjeve në Ligë të Parë në pozitë të dytë, me 33 pikë nga 18 ndeshje, 5 më pak se Drenica lidere. Ndërkaq Vëllaznimi i Mirel Josës bie në pozitë të pestë, me 32 pikë!