Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI ZYRTARIZON TRAJNERIN E TRETË NË 24/25

Xhengis Rexhepi, përsëri në Grupin A të Ligës së Parë

TOPSPORTI/ D.S.

Xhengis Rexhepi, përsëri në Grupin A të Ligës së Parë


13 March, 2025 @13:29

Vëllaznimi ka zyrtarizuar trajnerin e ri të ekipit për këtë stinor. Xhengis Rexhepi është trajner i tretë i emëruar nga skuadra gjakovare këtë stinor, pas shkarkimit të befasishëm të Leotrim Krasniqit në fund të pjesës së parë të stinorit dhe shkarkimit të Mirel Josës pas vetëm katër ndeshjesh kampionale, për shkak të mosarritjes së rezultateve të duhura me ekipin!

Rexhepi është mjaft i njohur në Ligën e Parë - Grupi A, pikërisht. Ai ia kishte siguruar Lirisë rikthimin në Superligë dy stinorë më parë, duke fituar dy ndeshjet e barazhit, të dytën përkundër se kundërshtari nga Superliga ishte favorit i madh. Këtë stinor ai e nisi me Trepçën’89, por u nda me ekipin mitrovicas pas 12 xhirosh, për shkak të rezultateve jo të pritura nga krerët e klubit!

Xhengis Rexhepi

Tetovari 43 vjeç sot ka nisur punën me ekipin gjakovar, ndërsa klubi në njofim ka shkruar se ka nisur përgatitjet për pranverën, që lë të nënkuptohet për ciklin e fundit të ndeshjeve dhe mundësinë për Superligë!

TABELA AKTUALE

“Me kënaqësi ju njoftojmë që KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Trajnerin e mirënjohur Xhengis Rexhepi.
Rexhepi nga sot e ka filluar detyren e shefit të shtabit teknik në klubin Kuqezi dhe përgatitjet për sezonën pranverore.
Xhengis Rexhepi një emër i njohur në futbollin shqiptar, me një përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të vazhduar me KF Vëllaznimin.
Klubet e mëparshme: Sivasspor, KF Llapi, KF Dukagjini, KF Liria, KF Feronikeli dhe KF Trepça’89,”
ka bërë të ditur KF Vëllaznimi në njoftim.

Pra, Rexhepi që nisi stinorin 2024/25 në Ligë të Parë - Grupi A me Trepçën’89 dhe kishte mbi ta në renditje Vëllaznimin, u nda me mitroviacist dhe falë rrethanave të krijuara, tash do të ndjek ish-ekipin e tij Trepça’89, pasi që Vëllaznimi tash është nën ta në renditje!

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë