Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AS 2 MUAJ! VETËM 4 XHIRO

Pas rezultateve të dobëta, Vëllaznimi shkarkon Mirel Josën

Pas rezultateve të dobëta, Vëllaznimi shkarkon Mirel Josën


12 March, 2025 @15:43

I zyrtarizuar me 16 janar 2025 si trajner i ri i ekipit, Mirel Josa ka drejtuar Vëllaznimin vetëm në katër ndeshje të Grupit A të Ligës së Parë dhe ka arritur një fitore të vetme.

Kaq mjaftoi! Kryesia e kuqezinjëve mori vendim për të larguar trajnerin nga Shqipëria, të cilin e emëroi për të përmirësuar lojën e ekipit. Së paku kështu tha klubi në njofim kur shkarkoi nga detyra Leotrim Krasniqin pas fundit të pjesës vjeshtore të stinorit, derisa Vëllaznimi ishte në pozitën e dytë të tabelës.

Vëllaznimi pas barazimit të fundit është i pesti në tabelë me Josën! Arriti vetëm një fitore, 2 barazime dhe 1 humbje. Misioni i tij përfundoi zyrtarisht sot, pa u bërë saktë dy muaj nga emërimi si trajner dhe me vetëm katër ndeshje të drejtuara kampionale!

“KF Vëllaznimi dhe kryetrajneri Mirel Josa, sot kanë arritur marrëveshje të dy anshme për shkëputjen e bashkëpunimit.
KF Vëllaznimi e falenderon kryetrajnerin Josa për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme dhe i uron sukses në të ardhmen.”
— shkroi KF Vëllaznimi në njoftim.

Gjithashtu, Josa ka arritur që të kualifikojë Vëllaznimin nga e teta e finales në çerekfinale, ku u eliminua nga Prishtina me humbje të thellë, 4-0! Tash mbetet të shihet se cili do të jetë trajneri i tretë i këtij stinori te Vëllaznimi!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë