BARAZIM NË "EKREM GRAJÇEVCI"

Ndajnë pikët
9 March, 2025 @22:28
Përballja e ekipeve që po kërkojnë mbijetesën në Ligë të Parë, në kuadër të Grupit B në mes të Fushë Kosovës dhe Flamurtarit ka përfunduar pa gola, Fushë Kosova - Flamurtari 0-0.
Me pikën e fituar, Fushë Kosova nga 18 ndeshje arrin kuotën e 18 pikëve dhe mbyllë ciklin e dytë të dueleve në Ligë të Parë - Grupi B në pozitë të shtatë, derisa Flamurtari i drejtuar nga Musa Selimi në pozitë të fundit ka 10 pikë.