FITORE SHPRESE

Kika rrëmben fitore të madhe ndaj Vjosës
9 March, 2025 @22:39
Shpresë për mbijetesë mund të quhet fitorja e arritur sot nga Kika në Shtime, ndaj Vjosës. Një gol i shënuar nga Uvejs Bunjaku, pas asistimit të Gentjan Binishit, ka qenë i mjaftueshëm për ekipin e Genc Sermaxhajt për të arkëtuar tre pikë!
Kjo ka qenë vetëm fitorja e tretë kampionale e hogoshtasve, por jashtëzakonisht e rëndësishme dhe shpresëdhënëse për të mbijetuar në Ligë të Parë, Vjosa - Kika 0-1 [Uvejs Bunjaku 58’].
Kika pas kësaj fitoreje hyn në ciklin e tretë të ndeshjeve me 14 pikë nga 18 ndeshje, duke qenë vetëm tre pikë larg nga pozita e shpëtimit për 9 xhirot finale të kampionatit. Ndërkaq Vjosa ka 19 pikë dhe është e gjashta në renditje.