KUQEZINJTË FITOJNË!

Foto: FCDrenica/ fb
Drenica e sigurt, nuk gabon ndaj Mitrovicës
15 March, 2025 @16:36
Cikli i fundit i ndeshjeve në Ligë të Parë, ka filluar sigurt për kryesuesit! Drenica, liderja e Grupit A në Ligë të Parë ka pasur nismë të lehtë, ku ndaj Mitrovicës që po lufton për mbijetesë ka shënuar fitore bindëse, Drenica - Mitrovica 4-0 [Genc Hamiti, 23’, 38’, Igball Jashari 43’, Kreshnik Uka 69’].
Në pjesën e parë, ekipi i Arsim Thaçit përfundoi dilemat për fituesin e ndeshjes, ndërsa kuqezinjtë vendas siguruan edhe tre pikë në lufëtn e tyre për rikthim në Superligë, pasi që ranë për herë të parë në histori në Ligë të Parë!
Mitrovica në anën tjetër e drejtuar nga Nazmi Rama, përkundër mundit, nuk ka arritur të bëj më shumë dhe tashmë gjasat e tyre për të mbijetuar i takojnë vetëm teorisë.
Drenica e para në renditje pas XIX xhirosh është me 41 pikë, 5 më shumë sesa ndjekësja Liria. Mitrovica e fundit në renditje, ka 8 pikë nga 19 ndeshje, 10 më pak sesa pozita që siguron shpëtimin tash për tash!