Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDOJNË NDJEKJEN E KREUT

Vushtrria i kthehet fitores

Fotot: FCVushtrria/ D. Neziri

Vushtrria i kthehet fitores


16 March, 2025 @22:01

Pas barazimit të papritur ndaj KEK-ut në shtëpi në xhiron e fundit të ciklit të dytë të ndeshjeve të Ligës së Parë - Grupi B, Vushtrria ka nisur mbarë ciklin e tretë dhe të fundit të ndeshjeve në grup, duke shënuar fitore të pritur ndaj Kikës në “Ferki Aliu”.

Me nga një gol për pjesë, ekipi i drejtuar nga Armend Dallku ka shkuar te fitorja, ndërsa përforcimet e këtij stinori kanë regjistruar golat e tyre në fitore, Vushtrria - Kika 2-0 [Theophilus Solomon 22’, Albijon Shurdhiqi 72’].

Vushtrria është në rrugë të mirë për të siguruar vendin e dytë, që garanton ndeshje barazhi për Superligë, por bardhekaltërit dikur kampionë të Kosovës po kërkojnë kreun e tabelës, pasi që ajo siguron direkt Superligën.

Ekipi nga “Ferki Aliu” tash ka 43 pikë nga 19 ndeshje, 7 më pak se liderja Prishtina e Re. Kika në anën tjetër, është në zonë të rënies, në pozitë të nëntë, ndërsa ka 14 pikë, 3 më pak sesa 2 Korriku që është në zonë të shpëtimit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë