VISOKA ARRIN FITOREN E PARË!

Fotot: FCKek/ fb
KEK-u elektrizon Vjosën
15 March, 2025 @22:29
KEK-u ka shënuar fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit të ri të ekipit Afrim Visoka, për të cilin kjo është ndeshja e dytë që po e drejton si kryetrajner, duke e mposhtur sot Vjosën në “Agron Rama” të Obiliqt, KEK - Vjosa 2-0 [Endrit Hashani 36’, Abit Salihu 56’].
KEK-u me këtë fitore mbyllë xhiron e XIX në pozitë të pestë të renditjes, me 27 pikë, ndërsa Vjosa e gjashta ka 19 pikë, te të cilët debutoi sot trajneri i ri i ekipit, Burim Shala.