Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PA FITUES!

Trepça shpëton pikën në fund ndaj Rilindjes 1974

Trepça shpëton pikën në fund ndaj Rilindjes 1974


15 March, 2025 @22:25

Ekipi i Trepçës i drejtuar nga Edi Martini është dashur të luftojë shumë dhe të angazhohet tepër në minutat e fundit të ndeshjes për të siguruar një pikë ndaj Rilindjes 1974 të drejtuar nga Faruk Statovci, në duelin ku ky i fundit u përjashtua për shkak të reagimit tepër të ashpër ndaj referit për shkak të ndarjes së drejtësisë.

Rilindja 1974 mori epërsinë në ndeshje përmes Sunaj Hasanit, i cili u asistua Elton Idrizaj. Por goli i minutës së 67-të i mysafirëve u neutralizua nga Gentian Emini i mitroviacsve pak para fundit të ndeshjes, kur Gentian Emini shënoi për barazim 84’. Trepça - Rilindja 1974 1-1 [Gentian Emini 84’—Sunaj Hasan 67’].

Rezultati përfundimtar bëri që Trepça të bie në pozitë të pestë të tabelës pas 19 ndeshjesh në Ligë të Parë - Grupi A, ndërsa tash ka 33 pikë. Rilindja 1974 në anën tjetër ka 20 pikë dhe është e shtata në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë