E PARA NË PRANVERË!

Foto: KFFushëKosova/ fb
Fitorja e parë për Dinamon që prej tetorit!
16 March, 2025 @22:02
Fitorja e parë e pjesës së dytë të stinorit, fitorja e parë pranverore dhe e para pas tetë ndeshjeve kampionale për Dinamon e Ferizajit e drejtuar nga Burim Qerkini ka ardhur sot, pasi që ekipi në fjalë ka shënuar fitore komode ndaj Fushë Kosovës në shtëpi.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi baraz, ndërsa në pjesë të dytë vendasit ndezën motorët ku goli i shpejtë i Elbasan Thaqit hapi rrugë për fitore te vendasit, kurse Daniel Tette e vulosi atë, Dinamo - Fushë Kosova 3-1 [Daniel Tette 19’, 90+’, Elbasan Thaqi 49’—Arbenit Krasniqi 38’].
Kështu, Dinamoja siguroi fitoren e tetë kampionale këtë stinor, ndërsa mbyllë xhiron XIX në pozitë të katërt me 30 pikë. Fushë Kosova në anën tjetër e drejtuar nga Emin Bajrami ka 18 pikë dhe është e shtata, por është vetëm katër pikë më shumë sesa pozita që rrëzon nga liga, për shmangien e së cilës duhet luftuar ende.