NUK KA FITUES NË "PËRPARIM THAÇI"

Foto: FCSuhareka/fb
Josa përsëri nuk fiton në “Përparim Thaçi”
22 March, 2025 @16:46
Miqësorja e sotme, ka lënë pa fitore Mirel Josën që brenda dy muajve me dy ekipe të ndryshme vjen në “Përparim Thaçi” të Prizrenit.
Trajneri tiranas nuk kaloi me fitore edhe në miqësore ndaj Lirisë. Josa që së fundi mori drejtimin e Suharekës, është ndalë në 2-2 sot në Prizren, nga Liria e Leotrim Krasniqit që po mundohet të gjejë një vend që shpie në elitë të futbollit kosovar.
Suhareka në anën tjetër, si ekip i Superligës dhe debutues aty, nuk ka arritur që të dalë fituese, edhe pse ndeshja ishte eksperimentale sot.
Josa javë më parë u ndalë edhe me Vëllaznimin në ndeshje kampionale të Ligës së Parë, ku u mposht. Ndërsa kësaj radhe me ekip të Superligës, një muaj pas, barazon!