PA FITUES!

Istogu siguron pikë ndaj Trepçës
29 March, 2025 @21:16
Pas pjesës së parë pa gola në “Demush Mavraj” Istogu dhe Trepça dhanë shfaqje pak më emocionuese në terren, por ndeshja përsëri përfundoi pa fitues! Istogu - Trepça 1-1 [Qëndrim Jahaj 70’—Ardit Miftari 62’].
Epërsia e Trepçës e arritur me Ardit Miftarin u neutralizua shpejt nga përvoja e Qëndrim Jahajt, ndërsa Istogu pas ndeshjes publikoi edhe një video ku kërkoi penallti, duke e quajtur “dëmtim nga referimi” pasi që sipas tyre iu anulua penalltia e pastër!
Barazimi në fund të ndeshjes bën që pas XX xhirosh Istogu të jetë i teti me 15 pikë, vetëm 4 pikë larg zonës së rënies (pozitat 9 dhe 10), ndërkaq Trepça me barazim humbi mundësinë momentale për të qenë pjesë e luftës për Superligë. Mitrovicasit e drejtuar nga Edi Martini janë në pozitë të pestë me 34 pikë.