VRESHTARËT ME SHPRESA TË MËDHA PAS FITORES SË SOTME

Foto: KFRahoveci/ Sh. Berisha
Rahoveci mposhti Lirinë në formë, rriten shpresat për mbijetesë
29 March, 2025 @21:04
Skuadra e Rahovecit ka arritur fitore të madhe sot në kuadër të xhiros së XX në Grupin A të Ligës së Parë. Ekipi i drejtuar nga Liridon Leci ka shënuar fitore ndaj Lirisë së Prizrenit, me golin e shënuar nga Erduan Ibrahimi me përvojë.
Ibrahimi shënoi pasi pranoi topin nga Liman Morina, ndërsa Rahoveci festoi në fund me gëzim të madh trepikëshin e fituar që i jep shpresë në luftë për mbijtesë atyre. Rahoveci - Liria 1-0 [Erduan Ibrahimi 77’].
Liria ka pësuar për herë të parë nën drejtim të Leotrim Krasniqit, ndërsa prizrenasit nuk arritën assesi te goli, së paku për të shmangur humbjen dhe për të vazhduar luftën për një vend që jep shpresa barazhi për Superligë.
Fitorja, bën që Rahoveci të jetë në pozitën e nëntë ende, por tash me 15 pikë dhe vetëm 4 më pak se Istogu që është mbi ta në pozitë të shpëtimit! Liria në anën tjetër humbi pozitën e dytë këtë xhiro dhe momentalisht është e treta me 36 pikë nga 20 ndeshje të luajtura. Nëse Trepça’89 arrin fitore të hënën në kuadër të kësaj xhiroje, ekipi prizrenas do të bie në pozitë të katërt!