FITORE SHPRESE

Foto: KFKika/ fb
Fitore e madhe për shpresë mbijetese te Kika
29 March, 2025 @21:20
Seria perfekte pranverore e Ramiz Sadikut prej pesë fitoreve radhazi ka përfunduar sot. Dhe atë, kur nuk e kanë pritur fare. Ekipi nga Hogoshti i Kamenicës, Kika, ka shënuar fitore 2-0 ndaj Ramiz Sadikut falë angazhimit të treguar dhe rëndëisë së pikëve, pasi që vendasit e drejtuar nga Genc Sermaxhaj po luftojnë për mbijetesë në Ligë të Parë.
Kika - Ramiz Sadiku 2-0 [Albin Dermaku 45’, Art Ramadani 88’]. Ka qenë së pari Albin Dermaku që ka shënuar golin e epërsisë për vendasit, pas një tollovie në zonë të shkaktuar nga korneri, ndërsa kah fundi i ndeshjes Art Ramadani shënoi nga afërsia pas një lufte të madhe për top, duke pranuar topin nga golashënuesi i golit të parë.
Fitorja, bën që Kika të mbyllë xhiron XX në pozitë të nëntë, pozitë kjo që të rrëzon nga Liga e Parë. Por, me 17 pikë sa ka tash Kika, është baraz me pikë me 2 Korrikun mbi ta që është në zonë të shpëtimit dhe një pikë më pak sesa Fushë Kosova që është e shtata. Ramiz Sadiku në anën tjetër është rehatuar në pozitë të tretë së paku edhe për një xhiro. Ekipi i Alban Dragushës me pikët e fituara në xhirot e kaluara është i treti në renditje me 36 pikë.