MË NË FUND, VJEN FITORJA!

Rilindja 1974 arrin fitoren e parë pranverore
6 April, 2025 @23:18
Ka përfunduar saga e Rilindjes 1974 në pjesën pranverore të stinorit, derisa ekipi i drejtuar nga Faruk Statovci ka shënuar fitore ndaj Besa Pejës në derbin lokal të qytetit më Perëndimor të Kosovës, Besa Peja - Rilindja 1974 0-2 [Albion Miftari 16’, Enis Stublla 59’].
Besa Peja mbyllë xhiron XXI të Grupit A të Ligës së Parë në pozitë të gjashtë me 24 pikë, sa ka tash edhe Rilindja 1974 në pozitë të shtatë.