GAME 1: GRAPELAND - KEK-u

FOTO / KEK-u
KEK-u një fitore larg Superligës
4 April, 2025 @19:17
KEK-u e mposhti Grapelandin në ndeshjen e parë të serisë finale të Play Offit në Ligën e Parë, me rezultat 69-78.
Amerikani Reggie Clark ishte koshashënuesi më i mirë te KEK-u me 25 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Ardian Ibishi me 17 pikë e 12 kërcime, Denis Zenelaj me 15 pikë dhe Donat Rexhepi me 13 pikë e 11 kërcime.
Te Grapelandi debutoi Albin Berisha, që ishte koshashënuesi më imirë me 22 pikë, derisa u dalluan edhe BurimZekiqi me 14 pikë e Bardhi Rexha me 13 pikë të tjera.
KEK-ut i duhet vetëm edhe një fitore për t’u inkuadruar në Superligë. Ndeshja e dytë e serisë do të luhet më 8 prill në Obiliq.