HENDBOLL
Kosova anëtarja e 200 në IHF
7 November, 2015 @16:39
Kosova ka marrë lajmin e mirë nga qyteti rus, Sochi, ku është mbajtur Kongresi i jashtëzakonshëm i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF).
Në këtë Kongres, ndër tjerash është ratifikuar me anë të votimit edhe vendimi i këshillit drejtues të IHF-së për anëtarësim të plotë të Kosovës në IHF, vendim ky i cili ishte marrë më 8 korrik të vitit 2014.
Pas votimit nga ana e delegatëve të pranishëm, Kosova edhe zyrtarisht u bë anëtarja e 200 e asociacionit më të madh botëror të hendbollit, duke marrë shumicën absolute të votave.
Federata e Hendbollit të Kosovës në këtë Kongres ishte përfaqësuar nga kryetari i saj, Eugen Saracini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci.