THE FINAL

REUTERS/Arkiv
Finalja në tenis, të shtunën
Teksti: FTK
4 November, 2015 @10:11
Të shtunën më 7 nëntor në Prishtinë zhvillohet finalja e Kampionatit Ekipor të Kosovës në tenis. Takohen rivalët e përhershëm Prishtina dhe Prizreni. Finalja e Kampionatit Ekipor në tenis zhvillohet sipas sistemit të Davis Cup ku luhen katër takime individuale dhe një takim i çifteve.
Ky është kampionati i shtatë ekipor me radhë i Kosovës në tenis. Prizreni kryeson me tre tituj kampioni ekipor kurse Prishtina i ka dy tituj kampioni.
Kampion aktual është ekipi i Prizrenit.