XHUDO
Krenaria e Kosovës kthehet me 6 medalje
30 October, 2015 @18:40
Trajneri Driton Kuka, bashkë me treshen e madhe të xhudos: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të aterojnë nesër mbrëma në ora 19:45 në aeroportin Adem Jashari të Prishtinës, ka bërë të ditur faqja zyrtare e Federatës së Xhudos së Kosovës. Tre xhudistet tona, që janë krenaria e vendit, për katër javë të kaluara në tre turne (Lisbonë, Paris dhe Abu Dhabi) kanë fituar gjashtë medalje, ku Distria u shpallë kampione botërore për juniore në kategorinë e saj.