BOTËRORI PËR ZHVILLIM
Kosova e bronztë në Botëror
26 June, 2015 @19:33
Kosova ka arritur të mposht Uruguajin në ndeshje për vend të tretë në Botërorin e përfaqësueseve në zhvillim 28-16 për të fituar medaljen e bronztë.
Pa probleme drejt fitores
Fitorja e Kosovës u pa qartë që nga fillimi i ndeshjes, derisa fundi i 30 minutave të para gjeti djelmoshat e Taib Kabashit në epërsi 15-8.
Kastriot Jupa ka qenë golashënuesi më i mirë i Kosovës me 7 gola të shënuara, derisa Kreshnik Krasniqi shënoi 5 të tjera në fitoren e Kosovës ndaj latinoamerikanëve.
Ishujt Faroe, marrin të artën
Fitues i Botërorit u bë përfaqësuesja e Ishujve Faroe që mposhti në finale Letoninë. Ishujt Faroe kishin mposhtur edhe Kosovën në gjysmëfinale.
E para, në Kosovë
Ky ka qenë Botërori i parë i këtij lloji i organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Hendbollit, IHF, ndërsa Kosova ka qenë organizatorja e parë e turneut të këtij lloji.