BAKU 2015
Kosova e Shqipëria, të bashkuar në festë
26 June, 2015 @18:17
Ekipi i Kosovës dhe Shqipërisë kanë festuar sot së bashku sukseset e sportistëve të tyre në Lojërat Europiane në Baku 2015.
Fotografia është botuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, KOKSH, ku Luiza Gega (vrapuese) dhe Izmir Smajlaj (kërcim së gjati) kanë pranuar çmimet fituese për vendin e parë në vrapim, përkatësisht të dytin në kërcim.
Dje Nora Gjakova, xhudistja kosovare fitoi medaljen e bronztë, derisa më parë karateisti kosovar Alvin Karaqi kishte arritur vendin e katërt në kategorinë e tij.
Lojërat Europiane Baku 2015 janë të parat në histori të Komitetit Olimpik Europian, ndërsa kanë filluar më 12 qershor dhe përfundojnë këtë të diel, më 28 qershor.