Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HENDBOLL

Kosova e gatshme për Malin e Zi

Kosova e gatshme për Malin e Zi


Teksti: FHK

28 April, 2021 @10:47

Kombëtarja e Kosovës është e gatshme dhe maksimalisht e motivuar për ndeshjen me Malin e Zi, që mund të vendos për kualifikim në “Euro 2022”.

Kosova e Mali i Zi takohen të mërkurën (sonte) nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ndeshja i takon Grupit 8 të fazës së dytë kualifikuese.

Pas barazimit dhe fitores me Rumaninë, Kombëtarja jonë është e frymëzuar për një tjetër sukses. Fitorja me Malin e Zi me shumë mundësi na dërgon në Evropian.

Më 4 nëntor në Podgoricë, malazezët kanë fituar me rezultat 32:25, por djemtë tanë kanë ishin rivalë të barabartë thuajse deri në fund. Tani synohet të bëhet hap para.

Kombëtarja ka punuar me përkushtim prej të mërkurës së kaluar dhe faza përgatitore ishte e suksesshme. Në mungesë të selektorit Bujar Qerimi, që për shkaqe shëndetësore nuk ka mundur të udhëtoj nga Belgjika, ndeshjen e drejton trajneri i parë, Fatmir Muhaxheri.

Dy të parët në grup kualifikohen e po ashtu katër prej tetë Kombëtareve më të mira të vendit të tretë. Kosova aktualisht është e treta në grup me 3 pikë, sa i ka edhe Rumania në vend të dytë. Suedia udhëheq me 6 pikë kurse Mali i Zi është i fundit me 2 pikë. Suedia e Mali i Zi kanë nga 3 ndeshje, kurse Kosova e Rumania nga 4.

Kualifikimet Kombëtarja i mbyll të dielën me ndeshjen në udhëtim ndaj Suedisë, nënkampiones së botës.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga