KOSOVA

Foto: Federata e Hendbollit e Kosovës
Kosova mposhtet minimalisht nga Greqia në hendboll
9 January, 2022 @17:50
Në ndeshjen e luajtur sot në Greqi, përfaqësuesja e Kosovës në hendboll u mposht me rezultat minimal nga Greqia vendase.
Kosova zhvilloi paraqitje mjaft të mirë, por në fund u mposht me rezultat 26-25.
Pjesa e parë u mbyll 14-9 për Greqinë, kurse Kosova u përmirësua dukshëm në pjesën e dytë, por megjithatë u mposht.
Kështu, pas 4 ndeshjeve të luajtura në grupin e fazës së parë kualifikuese drejt Kampionatit Botëror, Kosova ka 1 barazim e 3 humbje.
Grupit i prin Greqia me 4 fitore, më pas ndodhet Turqia me 2 fitore e 2 humbje, e treta është Belgjika me 1 fitore, 1 barazim e 2 humbje, kurse në fund ndodhet Kosova me bilancin e lartcekur.
Ndeshjen e radhës Kosova e luan ndaj Turqisë më 12 janar në Prishtinë.