Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BELLORUSIA-KOSOVA

Kosova mposhtet nga belloruset

Foto: FHK

Kosova mposhtet nga belloruset


25 March, 2018 @16:21

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është mposhtur nga Bellorusia sot në përballjen e radhës kualifikuese me rezultat të thellë 41-18.

Vashat e Kosovës kanë qenë në disavatazh thuajse të njejtë edhe në pjesë të parë të ndeshjes, 21-9.

Në këtë mënyrë ka shkuar edhe pjesa e dytë, për përfundimtaren me 23 gola dallim, ku më efikasja te Kosova ka qenë Leonora Demaj me 7 gola të shënuara.

Te kundërshtaret, e pakapshme është treguar Nataliya Kotsina, me 10 të shënuara.

Pas kësaj ndeshjeje, Kosova vazhdon të jetë e fundit në klasifikim me zero pikë pas katër dueleve.

Lidere të Grupit 7 kualifikues janë holandezet me 6 pikë nga 3 ndeshje, ndërsa përcillen nga hungarezet me 4 pikë prej 3 ndeshjeve dhe belloruset me po aq pikë, por nga 4 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga