XHUDO
Xhudistja serbe nuk pranon duelin, Flaka Loxha në finale
24 March, 2018 @14:12
Pasi përfaqësuesja serbe e hendbollit nuk pranoi të ndeshet me Kosovën pak ditë më parë, një ngjarje pothuajse e njëjtë ndodhi edhe sot në sportin e xhudos.
Flaka Loxha, xhudiste kosovare, shënoi dy fitore me radhë në Kupën Evropiane të kategorisë juniore, ndërsa në fazën gjysmëfinale kundërshtarja e Flakës, që ishte nga Serbia, nuk pranoi të përballej me një xhudiste nga Kosova, duke bërë kështu që Flaka të kualifikohet pa lojë në finale të garës.
Finalen Flaka e zhvillon më vonë, ndërsa përveç saj drejt medaljes po shkon edhe Erza Muminoviqi, xhudistja tjetër kosovare, që garon në kategorinë deri në 44 kilogramë.