KUALIFIKIMET E JUNIIOREVE
Serbia anulon ndeshjen, Kosova fiton
23 March, 2018 @16:04
Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Botëror të junioreve ndërmjet hendbollisteve të Serbisë dhe të Kosovës që është dashur të zhvillohet sot, nuk do të luhet fare.
Shteti serb ka marrë vendim që të mos lejojë zhvillimin e ndeshjes për shkak të rrezikshëmrisë së lartë të saj, ndërsa tifozë të shumtë serb janë mbledhur para palestrës në Kovilovo, për të protestuar këtë duel.
Ndeshja do të luhej pa praninë e mediave dhe tifozëve, e gjithashtu aty as nuk do të kishte shenja e llogo të shteteve, e as himne.
Realisht, ndeshja është dashur të luhej në Kragujevac, mirëpo për shkak të shkaqeve të sigurisë, u bart në Kovilovo.
Në ndërkohë FHK ka bërë të ditur se ndeshja do të regjistrohet me rezultat zyrtar si fitore e vashave të Kosovës, derisa ka bërë të ditur se siguria e vajzave është në nivel dhe se të gjitha janë mirë, të qeta dhe të sigurta .