AUSTRALIAN GP
Vettel fiton, gabimi kompjuterik lë Hamiltonin pas
25 March, 2018 @13:05
Skuadra e Mercedesit ka fajësuar një gabim kompjuterik, derisa Sebastian Vettel ka tejkaluar Lewis Hamiltonin për të marrë fitoren e parë të stinorit në Formula 1, në garën për Çmimin e Madh të Australisë.
Një lëvizje strategjike në mes të garës, i dha fitoren gjermanit Vettel dhe Ferrarit sot.
Gjithçka kishte nisur mirë për Mercedesin, derisa Lewis Hamilton nisi nga pole-position dhe udhëhiqte garën.
Por, kur Williamsi i Sergiy Sirotkinit u dorëzua, safety-car virtual hyri në lojë.
Kimi Raikkonen përfundoi i treti, nën presion të vazhdueshëm nga Daniel Ricciardo, ndërsa Fernando Alonso kreu garën i pesti.
Hamilton pyeti nëse diçka ka bërë gabim ai. Por shefi i ekipit të Mercedesit, Totto Wolff, ka bërë të ditur se një problem softverik ka bërë që ata të mendojnë se Hamilton ka margjinë të mjaftueshme epërsie ndaj Vettelit.
“Më pas, në televizion e pamë që ai ishte shumë afër,” ka shtuar Wolff.
Në anën tjetër, Vettel në fund të garës gjithçka e pat të qartë. “Natyrisht që kishim fat me safety-carin, por me të vërtetë ishte një garë për t’u kënaqur,” ka thënë fituesi i garës së parë të vitit në Formula 1.
Përndryshe, nëse ka tifozë të ish-kampionit të pensionuar befasisht, Nico Rosberg, ai ka qenë i pranishëm në garë në cilësinë e komentatorit dhe ka pasur mjaft interesim nga adhuruesit.
TOP 5 në Australian GP:
1 | Sebastian VETTEL | 25 pikë | Ferrari | |
2 | Lewis HAMILTON | 18 pikë | Mercedes | |
3 | Kimi RAIKKONEN | 15 pikë | Ferrari | |
4 | Daniel RICCIARDO | 12 pikë | Red Bull | |
5 | Fernando ALONSO | 10 pikë | McLaren |