ESPORTS

Foto: Xportal Sports
Kosova siguron medaljen në Dota 2
17 November, 2021 @18:45
Me fitoren kundër Hungarisë, sot përfaqësuesit e Kosovës në Dota 2 në IESF World Championship Eilat 2021, kanë siguruar një vend në top 3-shen e kësaj gare, me ç‘rast automatikisht do të rikthehen në shtëpi me një medalje.
Nesër, Kosova do ta vazhdojë rrugëtimin drejt vendit të parë duke u përballur me Çekinë, por çfarëdo që ndodhë në vijim, Kosova minimalisht do ta fitojë medaljen e vendit të tretë në Dota 2.
Përveç garimit në Dota 2, Kosova në këtë kampionat botëror po garon edhe në lojën CS:GO.