Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYER RATINGS

Notat e futbollistëve: Kosova - Qipro

Foto: A. P.

Notat e futbollistëve: Kosova - Qipro


15 October, 2024 @23:49

Kosova ka shënuar fitore të radhës në kuadër të Grupit 2 të Ligës së Kombeve, ndërsa me këtë triumf ka vazhduar të mbajë hapin ndaj Rumanisë lidere.

Dardanët sonte në “Fadil Vokrri” mposhtën Qipron, por nuk treguan stabilitet veçanërisht në mesfushë ku mysafirët në fillim të ndeshjes gjetën raste të mira.

Sidoqoftë, në fund fitorja është ajo që vlen, ndërsa ekipi i Franco Fodës kreu detyrën për të vazhduar garën dhe të jetë me shpresa përgjatë nëntorit, ku së pari udhëton në duelin kryesor ndaj Rumanisë, para se të pret Lituaninë në mbyllje të edicionit të fazës grupore të garës.

TopSporti.com pas ndeshjes ka vlerësuar me këto nota futbollistët e Kosovës.

NOTAT E FUTBOLLISTËVE TË KOSOVËS:

Arijanet Muric, 6;
-
Amir Rrahmani, 8;
Lumbardh Dellova, 7;
Mërgim Vojvoda, 6.5;
Donat Rrudhani, 6.5;
-
Lindon Emërllahu, 5.5;
Muharrem Jashari, 5.5;
-
Milot Rashica, n/a;
Edon Zhegrova, 6;
Ermal Krasniqi, 8;
-
Albion Rrahmani, 6.

Zëvendësuesit:

Florent Muslija, 8;
Emir Sahiti, 7.5;
Fidan Aliti, 5.5;
Fisnik Asllani, 5.5.

RAPORTI I NDESHJES

TABELA, REZULTATET & ORARI


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve